Këngëtari Aleksandër Gjoka është dërguar me urgjencë në spital, pasi është ndjerë keq gjatë një koncerti në Berat.
I ftuar në natën e dytë të Festës së Miqësisë, sipas “BW”, Gjoka është ndjerë keq në skenë.
Sipas raportimeve, ai ka qenë duke kënduar dhe në një moment ka pasur probleme me tensionin, ndaj dhe është marrë nga ambulanca për t’u shoqëruar në spital.
Burime nga spitali bënë me dije se këngëtari ka pasur tension të lartë por që tanimë gjendja e tij është stabilizuar.
Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit, së bashku me Redon Makashin dhe Elton Dedën.
Deri më tani nuk është zbuluar asnjë detaj tjetër lidhur me shëndetin e artistit të mirënjohur. /dosja.al