Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa ndihmoi në shpëtimin e dy grave që e gjetën veten në telashe pranë plazhit në Algarve.
Presidenti 71-vjeçar u filmua të shtunën duke notuar në drejtim të grave me një kajak, i cili po fundosej, raportoi BBC.
De Susa më vonë u tha gazetarëve se gratë ishin tërhequr nga rrymat e detit të plazhit fqinj. Ai po fliste me gazetarët në plazhin Praia do Alvor kur vuri re se kajaku ishte duke u fundosur, transmeton Telegrafi.
Kamera kapi momentin kur u hodh në det për t’i ndihmuar ata. Një burrë tjetër ishte tashmë atje, duke u përpjekur të ndihmonte dhe të kthente kajakin, ndërsa personi që ishte në skuter gjithashtu erdhi për t’iu ofruar ndihmë.
Burri në skuter më pas arriti të tërheqë kajakun në breg. Presidenti tha se një tjetër “patriot” e ndihmoi atë me skuterin. Ai paralajmëroi se gratë duhet të jenë të kujdesshme në të ardhmen.
Presidenti është me pushime në Algarve në përpjekje për të promovuar turizmin atje. /Telegrafi/
▶️ Portuguese President Marcelo Rebelo de Sousa assisted in the rescue of two young girls at a beach in southern Portugal, Saturday.
(AP) pic.twitter.com/IOSuruEIz9
— Voice of America (@VOANews) August 17, 2020