Telegrafi

Ishte dikur beqari më i famshëm, sërish mund të mbetet i tillë

Një nga meshkujt më seksipilë në botë, George Clooney, së shpejti mund të jetë përsëri ‘vetëm’. Sipas shkrimeve të mediave botërore, martesa e tij me avokaten për të drejta të njeriut, Amal, nuk është fare stabile.

Kohët e fundit në martesën e tyre po grumbullohen problemet. George ka gjithnjë e më pak mirëkuptim për punën e Amal dhe kështu grindja e vërtetë shpërtheu pasi që ai refuzoi ta përcjellë atë në Maldive. Atje Amal, e cila ka fobi nga terrorizmi, e mbrojti ish-presidentin Mohamed Nasheed dhe deshi të ndihej e sigurt në shoqërinë e bashkëshortit të saj.

Përgjigjja negative e aktorit e acaroi atë, gjë që ishte arsye e mjaftueshme që martesa, tashmë e tronditur me mosmarrëveshje paraprake, të vihet në pikëpyetje, transmeton Koha.net.

Incidenti i fundit thuhet se ishte një nga grindjet e akumuluara. Javën e kaluar, raporton National Enquier, Amal u irritua kur George deklaroi se ai do të donte t’i nënshtrohet kirurgjisë plastike të fytyrës. Ajo beson se kështu ai do të dukej vetëm më i vjetër. Gjithashtu, Amal po e përballon vështirë turmën e madhe të shoqeve të bashkëshortit të saj, ndërsa grindja e fundit u bë rreth këngëtares Faith Hill.

Edhe pse dukej që Amal stabile e ka qetësuar dhe e ka bërë të lumtur Clooneyn, si duket telashet në parajsë janë gjithnjë e më të mëdha.