Telegrafi

“Ishte i detyruar” – Mourinho shpjegon sikletin që e kishte Dier për të shkuar në toalet

Jose Mourinho ka shpjeguar se Eric Dier ishte i detyruar që të shkonte në toalet, derisa Tottenhami po përballej në 1/8 e finales me Chelsean.

Spurs arritën që të triumfonin përmes penalltive 5-4, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.

Sidoqoftë, sfida kaloi nën hije nga veprimet e Dier, që u detyruar të shkonte në toalet, gjersa Special One shkoi menjëherë që t’i thoshte që të rikthehej në fushë.

“Ajo çfarë i ndodhi Dierit ishte normale, duhet ta vlerësojë atë në mënyrë speciale. Më duhej që t’i bëja presion që të rikthehej në fushë sa më parë”, ka thënë Mourinho.

“Nëse autoritet nuk interesohen për lojtarë, unë po, andaj ishte diçka normale dhe gjithkujt mund t’i ndodhë”.

Lexo po ashtu Momenti qesharak i derbit londinez: Dier shkon në tualet në mes të ndeshjes, Mourinho niset në zhveshtore që ta thërras

“Ne fituam nga penalltitë edhe pse unë si trajner kam rekorde negative, mirëpo e kaluam mjaftë mirë”, ka shtuar më tej portugezi.

Më pas filluan talljet në rrejtët sociale me Dierin dhe Mourinhon, për shkak të mënyrë se si shkuan të dy në toalet. /Telegrafi/