Telegrafi

Ishte dehur së tepërmi, bashkëshortja e dërgoi në shtrat duke e bartur në shpinë (Video)

Waanon Lamnarai nga Lopburi i Tajlandës, që kishte pirë së tepërmi me shoqëri dhe nuk po mund të ecte, u dërgua në shtrat nga bashkëshortja, që e barti në shpinë.

Të dehurin 28-vjeçar, e dërgoi në shtëpi një mik me motoçikletë, i cili nuk e largonte shishen nga dora, transmeton Telegrafi.

Meqenëse nuk po e mbanin këmbët, bashkëshortja 20-vjeçare që njihet vetëm si Natthakitta, nuk humbi kohë dhe e kapi sipër.

“Kam pirë shumë, e di dhe më vjen keq. Por, jam me fat që e kam një grua kaq të mirë”, ka thënë Lamnarai, të cilit dehja i ka shkaktuar më pas shumë lodhje. /Telegrafi/