Site icon Telegrafi

Ishte blerë shumë lirë, pjata e lashtë kineze u shit në ankand për 40 mijë funte (Foto)

Ofertuesi ka paguar 40 mijë funte, për pjatën e lashtë kineze të vjetër afro 300 vjet, të cilën e kishte blerë një britanik për 20 funte, nga një shitës në rrugë.

Ena rrethore nga qeramika, që është shfrytëzuar ngë perandori Yongzheg që ka udhëheqeur nga 1723-35, mund të jetë punuar pikërisht për sunduesin e dinastisë Qing, transmeton Telegrafi.

Në bazën rrethore që ka poshtë, ena i ka gjashtë shkronja të kaltra, ndërsa tregon se vjen prej Yongzheng. Këtë pjatë, e kishte blerë shumë lirë për afro 20 funte, derisa po shëtizte në një zonë turistike në Kinë, gjatë vitit 1980.

Pjata 300-vjeçare kineze

Të njëjtën e kishte shitur në një muze, për tetëmijë funte, zyrtarët e së cilës fitur një shifër katër herë më të lartë kur e shitës sërish.

Koleksionuesi me bazë nga Hong Kongu, ka paguar 31 mijë funte që është oferta më e lartë, ndërsa duhet të paguajë edhe pjesën tjetër, si pjesë e taksave të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version