Telegrafi

Ishte apo nuk ishte goditje nën brez nga Dubois? Usyk mundohet ta shpjegojë se ku u godit nga britaniku

Oleksandr Usyk ka insistuar pas meçit me Daniel Dubois se pranoi goditje nën brez nga ky i fundit.

Ukrainasi ia doli të mbronte titujt në peshat e rënda, duke shkaktuar nokaut teknik ndaj britanikut në raundin nëntë.

Mirëpo, shumëkush është duke e akuzuar gjyqtarin se nuk dha vendim të drejt ndaj Dubois, sepse nuk ishte goditje e ulët ndaj Usyk.

Lexo po ashtu "Duam drejtësi", promovuesi i Daniel Dubois ofron fakte se përse Usyk nuk e meritoi fitoren

Mirëpo, kampioni në fuqi i WBA, WBO, IBF dhe IBO, ka shpjeguar në konferencë për media se kur shortset janë të vendosura nën kërthizë, atëherë kundërshtari nuk mund të jap goditje në atë pikë.

Dubois shihet se e ka goditur atë pikërisht në shortse dhe gjyqtari e konsideroi atë gjuajte në raundin e petë si goditje nën brezë.

Lexo po ashtu "Ma vodhën fitoren" - Dubois shpërthen pas duelit humbës ndaj Usyk

Me rregullore, britanikut do të duhej t’i hiqeshin pikët, mirëpo gjyqtari vendosi se ai e bëri pa qëllim atë gjuajtje.

Usyk pa meçit e ka ftuar Tyson Furyn – kampionin e WBC-së, për një luftë që do të konfirmonte kampionin e unifikuar në peshat e rënda. /Telegrafi/