Telegrafi

Ishte aksidentuar ditë më parë në Gjakovë, vdes në QKUK

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku të ndodhur ditë më parë.

Sipas Policisë së Kosoës, ai ka qenë duke u trajtuar në QKUK, që nga data 22 dhjetor, ku edhe kishte ndodhur një aksident në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/