Joe Ligon ishte vetëm 15 vjeç kur u dënua me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në një grabitje dhe sulm në të cilin dy persona vdiqën dhe gjashtë u plagosën.
Të enjten, në moshën 83 vjeç, Ligon u lirua nga Burgu Shtetëror i Pensilvanisë si një njeri i lirë pas 68 vjetësh.
Ligon nuk pushoi së pretenduari se ai nuk merrte pjesë në vrasje dhe plagosje dhe se po vuante dënimin e tij padrejtësisht, transmeton Telegrafi.
Ky dënim u ul në 35 vjet në vitin 2017 kur Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi që dënimet automatike të përjetshme për fëmijët janë mizore.
Shumë të burgosur, çështjet e të cilëve janë të ngjashme me dënimet e Ligon janë ulur gjithashtu dhe kanë aplikuar për lirim me kusht.
Ligon nuk ishte i interesuar. “Unë do të doja të isha i lirë. Kur jeni me kusht, ju shpesh duhet të vizitoni oficerët tuaj që janë të ngarkuar me monitorimin e lëvizjeve tuaja. Ju nuk mund të largoheni nga qyteti. Për mua, kjo është liri e pjesshme”, shpjegoi ai për The Philadelphia Inquirer.
“Ne po shpenzojmë jetë njerëzish dhe para duke burgosur njerëz për një kohë të gjatë. Shpresojmë, me lirimin e të miturve të dënuar me burgim të përjetshëm, ne do të shqyrtojmë mënyrën se si po i dënojmë njerëzit”, tha gjykatësi pas vendimit të tij.
Joe Ligon u përgatit para se të dilte duke parë lajmet në një TV të vogël në qelinë e tij.
“Më pëlqejnë shanset për të mbijetuar jashtë”, bëri shaka ai, duke parë nga dritarja. “Unë i shikoj këto ndërtesa të larta, është gjithçka e re për mua. Nuk ekzistonte më parë”, shtoi ai. /Telegrafi/