Site icon Telegrafi

Ishte 146 kilogramë, nëna zbulon si humbi gjysmën e peshës në pak muaj

Një nënë ka zbuluar se si e ka transformuar trupin e saj duke humbur pothuajse gjysmën e peshës pa shkuar asnjë ditë në palestër.

Joanne Appleby, 36 vjeçe, nga Norfolk ishte 146 kilogramë dhe nuk shqetësohej aspak për shëndetin e tepërt.

Një ditë kur po haste vështirësi në lëvizje pasi po luante me të birin 8 vjeç, ajo kuptoi se duhej të ndryshonte.

Gjatë dy viteve të fundit ajo ka rënë në 76 kilogramë vetëm duke mbajtur një dietë ushqimore. /oranews/

Ja çfarë hante Joanne më parë

Mëngjes – Ushqime të skuqura si vezë dhe sallam rreth 4 herë në javë. Edhe drithërat me sheqer ishin pjesë e përditshmërisë.

Drekë – Sanduiçe.

Darkë – Ushqime të gatshme. Gatime kineze ose pica dy deri tre herë në javë.

Mes vakte – Çokollata, patatina dhe ëmbëlsira.

Ja dieta e Joanne tani

Vaktet – Tani Joanne gatuan vetë për mëngjes, drekë dhe darkë duke përdorur përbërës të freskët. Nuk përdor aspak vaj.

Mes vakte – Fruta dhe çokollata.

Exit mobile version