Ne nuk kemi gjetur asnjë mangësi brenda juridiksionit tonë. Domethënë dokumentacioni mjekësor si në spitalin e Prilepit ashtu edhe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve nga Shkupi menaxhohet si duhet, thotë Renata Mlladenovska, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar. Raporti i detajuar për insperktimin e jashtëzakonshme në Spitalin e Prilepit dhe Kinikën e Fëmijëve për rasitin e të poasalindurit nga prilepi i cili vdiq në klinikën e Shkupit është duke u përgatitur dhe do të publikohet gjatë ditës.
“Përgjegjësia jonë ishte të kontrollonim dokumentacionin e plotë si për nënën ashtu edhe për të porsalindurin. As Spitali i Prilepit dhe as Klinika për sëmundje të fëmijëve nuk janë konstatuar të mangëta. Dokumentacioni mbahet siç duhet. Raporti i detajuar për inspektimin e jashtëzakonshëm të Inspektoratit është duke u përgatitur dhe duhet të jetë gati gjatë ditës”, na tha përmes telefonit Mlladenovska.
Ndryshe, së fundmi, në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mejiti, ka paralajmëruar formimin e një komisioni ekspertësh për hetimin e plotë të rastit. Prokuroria themelore publike e Prilepit ka hapur rast për rastin pas denoncimit të prindërve të foshnjës së ndjerë.
Foshnja ka lindur e shëndetshme dhe pa probleme më 27 tetor në spitalin e Prilepit. Pas tri ditësh me vështirësi në frymëmarrje, ai është transferuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ku pas një jave ka ndërruar jetë për shkak të sepsës./Telegrafi/