Site icon Telegrafi

ISHP: Varianti britanik i coronavirusit i pranishëm që nga muaji dhjetor

Varianti britanik i coronavirusit në vendin tonë ka qenë i pranishëm që nga muaji dhjetor.

Kjo është dokumentuar edhe me rezultatet e Institutit të Shëndetit Publik, ku vënë në dukje se gjatë 2 muajve të kaluar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular të tyre janë bërë sekuencionimi i 48 mostrave pozitive të përzgjedhura të Sars-Cov-2, prej të cilave në 5 raste janë gjetur gjenome të mutacionit virusal me origjinë nga Britania e Madhe.

Sipas ISHP-së 4 pacientë nga Kavadari dhe 1 nga Kumanova kanë qenë të infektuar nga varianti i ri ende pa e ditur se i njëjti është prezent në Maqedoni. Por, këto nuk janë të vetmet në vend, pasi edhe në Laboratorin e Akademisë së Shkencave, gjete sekuencionimit është evidentuar rasti i parë gjatë muajit janar. Si pasojë e transmisionit 70% më të shpejtë të virusit, përkohësisht u karantinua edhe Klinika e Nefrologjisë ku rezultuan të infektuar dhjetëra pacient dhe personel mjekësor.

 

Exit mobile version