Sipas raportit të Institutit të Shëndetësisë Publike (ISHP) në vitin e kaluar në Maqedoni ka patur pesë persona të cilët janë infektuar me sëmundjen ngjitëse, gonorrea, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo është një sëmundje ngjitëse e cila bartet nga personi në person, përmes marrëdhënieve seksuale. Në vitin 2008 në Maqedoni u regjistura numri më i madh i të infektuarve, edhe atë tetë persona.
Raporti tregon se në vitin 2015, vetëm një person në Maqedoni është infektuar me sifilis, që gjithashtu është sëmundje ngjitëse, e cila bartet nga personi në person, përmes marrëdhënieve seksuale.
Edhe sëmundja e klamidisë është regjistruar në Maqedoni, në vitin 2015, ku janë raportuar 264 raste, që paraqet një ulje të dukshme, krahasuar me vitin 2014, kur u regjistrua 607 raste./Telegrafi/