Në Maqedoni nuk ka rrezik për virusin Zika, nuk ka mushkonja që mund ta transmetojnë një virus të tillë, as foshnja nga Dojrani nuk e ka këtë virus, thotë Instituti për Shëndet Publik, pasi dje pasdite erdhën rezultatet e laboratorit nga Gjermania për foshnjen katër-mujshe që u diagnostifikua me mikrocefali (kokë të vogël, arsye se mund të jetë pikërisht virusi Zika), transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Ne kemi bërë një studim të detajuar epidemiologjik për të vlerësuar situatën aktuale dhe për të bërë një vlerësim-raport. Në epidemiologjinë publike në përgjithësi nuk ka pasur shqetësime se një rezultat i mundshëm pozitiv i virusit Zika, duke pasur parasysh faktin se në moment në Evropë nuk ka asnjë vend të transmetimit aktiv të virusit. Në të gjitha rastet e infektuara, aktualisht më shumë se 300 vende të Evropës, virusi është importuar nga vendet tjera. Ne nuk kemi ndonjë informacion se në Maqedoni kemi, se nuk kemi pasur ndonjëherë mushkonjë tigër ose lloje tjera të mushkonjave që janë të njohur në mbarë botën si bartës dhe mund të transmetojnë sëmundje,’ tha Gordana Kuzmanovska, epidemiologe nga Instituti i Shëndetit Publik. /Telegrafi/