Site icon Telegrafi

ISHP-Maqedoni u bënë thirrje punëtorëve që të paraqesin largimet e tyre nga puna

Për shkak se disa punëdhënës u kanë dhënë punonjësve marrëveshje për largim nga vendet e punës gjatë krizës me coronavirusin, Inspektorati Shtetëror i Punës u bën apel punonjësve që të raportojnë çdo pushim të detyruar të tyre.

Drejtori i Inspektoratit, Aladin Havziu, thotë se ata procedojnë kudo që konstatojnë se pushimet nga puna nuk janë në përputhje me Ligjin e Punës, por kur pushimet nga puna janë në përputhje me ligjet, ato nuk mund të ndërmarrin veprime.

“Dua të kujtoj se Inspektorati Shtetëror i Punës nuk ka shkop magjik për t’i rikthyer njerëzit në punë. Inspektorati Shtetëror i Punës kontrollon procedurën e pushimit nga puna. Nëse është në përputhje me ligjin, ne nuk mund të bëjmë asgjë, por nëse ka shkelje të Ligjit të Punës, atëherë do të veprojmë. Në mënyrë që ne të veprojmë, unë kërkoj nga punëtorë që të paraqesin tek ne”, tha drejtori Havziu.

Ende nuk është përcaktuar numri i saktë i punëtorëve që janë larguar nga puna për shkak të krizës së shkaktuar nga coronavirusi./Telegrafi/

Exit mobile version