Sipas raportit javor të Institutit për Shëndetit Publik nga 3 deri më 9 maj janë testuar gjithsej 15.781 materiale në laboratore, që është rritje për 5.4% në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 1.304 raste të reja me coronavirus në 33 qytete me ulje prej 37.2% në krahasim me javën e kaluar.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se përqindja e rezultimit pozitiv lëvizën nga 2.5 deri në 12.2% ose mesatarisht 7.5%.
Nga ISHP theksojnë se janë infektuar pacientë nga të gjitha moshat, ndërsa mosha më e prekur është mosha mbi 60 vjet (508). Numër të madh ka mosha 40-49 (227), mosha 50-59 (208), mosha 30-39 (176), mosha 20-29 (106). Më pak raste ka te fëmijët e moshës 0-9 (26) dhe te fëmijët 10-19 (53).
Gjatë kësaj periudhe një javore janë shëruar 4.502 pacientë që është rritje për 12.2 për qind në krahasim me javën e kaluar.
Ka pasur 105 vdekje në 21 qytete, ose 37.1 për qind më pak vdekje në krahasim me javën e kaluar. 91 kanë qenë të moshës mbi 91 vjet, 6 të moshës 50-59, 5 pacientë të moshës 40-49, dy pacientë të moshës 30-39 dhe një i moshës 20-29./Telegrafi/