Site icon Telegrafi

ISHP-Maqedoni: Në vendet ku ka ajër të ndotur qytetarët të mbajnë maska

Instituti për Shëndet Publik ka publikuar rekomandime për shkak të niveleve të larta të ndotjes së ajrit, ndër të cilat vendosja e maskës mbrojtëse është një prej tyre.

Qytetarëve u rekomandohet të mbajnë maska në rast se duhet të dalin jashtë.

Në vendet ku ka ajër tejet të ndotur, qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të dalin panevojë jashtë, për të reduktuar kontaktin fizik, veçanërisht nëse ndjejnë simptoma si kollë apo dhimbje të fytit.

Kategoritë më të rrezikuar janë fëmijët nën 5 vjeç, të moshuarit mbi 65 vjeç dhe veçanërisht gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, pacientët me astmë dhe COPD, diabetikët, personat që punojnë jashtë, kategoritë e rrezikuara social të qytetarëve dhe duhanpirësit.

Këto grupe duhet të shmangin aktivitetin e rëndë fizik, ndërsa gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë në shtëpi./Telegrafi/

Exit mobile version