Telegrafi

ISHP-Maqedoni me këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga temperaturat e larta

Moti i nxehtë shpesh nënkupton një rrezik më të lartë të sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë, më shumë aktivitete në natyrë dhe më shumë pickime nga insektet.

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla për t’u përballur dhe për t’u mbrojtur nga moti i nxehtë.

DPHM njofton se Maqedonia nga mesi i javës së ardhshme do të jetë në fazën portokalli dhe temperaturat do të arrijnë mbi 40 gradë.

Vapë do të jetë veçanërisht nga e enjtja deri në mesin e javës së ardhshme kur në disa vende do të aktivizohet niveli i portokalli për rrezikun e temperaturave të larta.