Në Institutin për Shëndet Publik asnjë nga të punësuarit nuk është pozitiv me Covid-19, informojnë nga ky institucion.
“Ekipet epidemiologjike edhe më tej po kryen punën e tyre si në dy muajt e kaluar. Këtë informacion zyrtare nga Instituti për Shëndet Publik e konfirmoi drejtori institutit Shaban Mehmeti”, thuhet në deklaratë.
Nga atje thonë se informacione zyrtare për situatën me Covid-19 publikohen në faqen e internetit të institucionit dhe në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/