Telegrafi

I ishin vënë pas policia bjelloruse, protestuesi arrin t’ju ikë me taksi

Shoferi i një taksie është filmuar duke vozitur me shpejtësi të madhe nëpër trotuar, për ta shpëtuar një demonstrues që po ikte nga policia gjatë protestave masive nëpër rrugët e kryeqytetit të Bjellorusisë.

Situata u tensionua mbrëmë, pasi presidenti Alexander Lukashenko u betua edhe për një mandat gjashtëvjeçar, ku shumë qytetarët e madje liderë botërorë e kontestojnë fitoren e tij, transmeton Telegrafi.

Në video shihet protestuesi i veshur me të bardha duke ikur nga policia, që i ishin vënë pas me shkopinj në duar.

Por në momentin e fundit ai arrin të futet brenda një taksie të parkuar, i cili menjëherë largohet nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.

Kështu protestuesi arriti t’i shpëtojë policëve e veprimi i taksistit është duartrokitur nga masa, duke e cilësuar si hero. /Telegrafi/