Site icon Telegrafi

Ishin thuajse të gjitha skuadrat kundër, Liga Premier merr vendimin për shitjen e mundshme të Newcastles tek princi Mohammed Bin Salman

Ka ardhur më në fund lajmi i madh për tifozët e Newcastle nga bordi i Ligës Premier.

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman ka marrë dritën e gjelbër për ta blerë Newcastle Unitedin.

Thuajse të gjitha skuadrat angleze kanë qenë kundër që Bin Salman ta blejë Newcastlen, por ka qenë Liga Premier që i ka dhënë mundësinë.

Lajmet e fundit që vijnë nga Arabia dhe Anglia raportojnë se Bin Salman tani ka të drejtë të vazhdoj negociatat me pronarët aktual të Newcastles.

Princi i Kurorës pritet ta marrë drejtimin e ‘Laraskave’ për një shumë prej 300 milionë funteve.

Tifozët e bardhezinjve janë entuziazmuar me këtë lajm, pasi tani e tutje pritet të kenë të ardhme të ndritur.

Katër herë kampionët e Anglisë do të transferojnë yje të mëdha të futbollit, ku ndër të parët pritet të jenë lojtarët si Edinson Cavani, James Rodriguez, Philippe Coutinho apo Kalidou Koulibaly.

Gjithsesi gjatë javëve në vazhdim pritet që të zyrtarizohet blerja e klubit anglez nga princi Mohamed Bin Salman.

E në krye të skuadrës pritet të emërohet trajneri argjentinas Mauricio Pochettino. /Telegrafi/

Exit mobile version