Site icon Telegrafi

‘Ishin të uritur dhe në panik’, zjarrfikësi tregon detaje nga shpëtimi i turistëve gjermanë në kanionin e Langaricës

Fredi Lipe, shef i Zjarrfikëses së Përmetit tregoi për Euronews Albania detaje nga shpëtimi i 4 turistëve gjermanë në kanionin e Langaricës.

Lipe tha se turistët kishin 3 orë që ishin të bllokuar në kanion dhe se ishin në panik. Ai nënvizoi se turistët ishin të uritur, por nuk kishin nevojë për ndihmë shëndetësore.

Lexo po ashtu Dje u bllokuan shtatë turistë të huaj, kanioni i Langaricës në Përmet i rrezikshëm, ndalohet hyrja pa guida të licencuara

“Në momentin që shkuam t’i shpëtonim, ishin në panik.Kur na panë na përqafuan. Nga ana shëndetësore ishim mirë, por kishin ndjenjën e frikës. Ishin pak të uritur, i gjetëm edhe të lagur. I shoqëruam me makinat tona, i çuam në qytet nuk kishin nevojë për ndërhyrje spitalore. Ata kishin 7 orë që po eksploronin zonën, por të bllokuar kishin prej 3 orësh”, u shpreh ai.

Pasditen e djeshme, 4 turistë gjermanë dhe disa polakë që mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës.

Ata u shpëtuan pak orë më vonë me ndihmën e zjarrfikësve dhe policisë. Aktualisht të 4 turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. /Euronews Albania/

Exit mobile version