Telegrafi

Ishin të martuar për 70 vjet, çifti britanik mbajnë duart e njëri-tjetrit në spital – para se të vdisnin nga COVID-19, tri ditë njëri pas tjetrit

Një fotografi prekëse ka zbuluar momentin pikëllues kur një çift britanik, të martuar për 70 vjet, mbajnë duart e njëri-tjetrit në shtretërit e tyre në spital, pak para se të dy të vdisnin nga Covid-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Margaret dhe Derek Firth, të dy 91 vjeç, vdiqën në Spitalin e Përgjithshëm të Trafford javën e kaluar – por kishin qenë në gjendje të shihnin njëri-tjetrin në spital para se të vdisnin.

Çifti, i cili jetonte në Partington, ishin të dashuruar që nga mosha 14 vjeçare.

Margaret fillimisht u shtrua në Spitalin Wythenshawe por më vonë u transferua në Trafford.

Kur Derek u pranua në Wythenshawe më vonë, ai u transferua në Trafford për të qenë me gruan e tij pasi mjekët kishin frikë se ajo nuk kishte shumë kohë për të jetuar.

Vajza e tyre Barbara Smith tha që kur Derek u bashkua me Margaret, ajo e pyeti atë ‘ku ke qenë?’

“Prej atëherë ajo dukej se ishte më mirë, dukej se i dha asaj një shtysë”, ka thënë Barbara.

“Ishte një moment mjaft i trishtuar, por ishte me të vërtetë bukur që të dy ishin atje së bashku”.

Gjithsesi, ata nuk mundën t’i mbijetonin virusit, pasi Derek vdiq i pari në 31 janar dhe Margaret vdiq tre ditë më vonë.

Margaret dhe Derek u martuan në maj 1950 dhe jetuan në Partington për pjesën më të madhe të jetës. /Telegrafi/