Telegrafi

Ishin taktikat e tij apo të Rangnick kundër Chelseat – Carrick u përgjigjet deklaratave pas derbit

Michael Carrick ka reaguar ndaj lajmeve se skema e Manchester United e përdorur kundër Chelseat nuk ishte e tij, por e Ralf Rangnick, që është afër marrëveshjes me Djajtë e Kuq.

Skuadra nga qyteti i Mançesterit arriti të merrte një pikë të madhe në Stamford Bridge, me The Blues që e dominuan derbin nga fillimi deri në fund.

Mirëpo, Unitedi kaloi në epërsi me anë të Jadon Sanchos që përfitoi nga një gabim i Jorginhos, derisa ky i fundit i barazoi shifrat në 1-1 nga penalltia disa minuta më vonë.

Lexo po ashtu Ronaldo reagon për barazimin e Unitedit ndaj Chelseat

Pas ndeshjes, Carrick nuk është pajtuar me ato mendime, duke thënë se ai e ka analizuar për disa ditë lojën e Chelseat.

“Nuk është kështu, jo”, deklaroi ish-mesfushori i United për BBC Sport kur u pyet nëse zëvendësimi i tij i mundshëm ndikoi në vendimet e tij gjatë gjithë ndeshjes. “Jam pak i zhgënjyer për të qenë i sinqertë. Ne shkuam përpara, erdhëm këtu për të fituar. Të shkosh 1-0 dhe t’ju hiqet është zhgënjyese”.

Lexo po ashtu Neville ngrit dyshimet se taktikat e Unitedit ndaj Chelseat, nuk ishin të Carrickut - por të Rangnick

“Ai synim dhe ajo uri na përmblodhën sot. Ne e dinim se nuk do të ishte futboll i lirë ndonjëherë, por ne ishim të përgatitur për të shkuar më thellë. [Sancho] arriti të shënonte dhe unë jam i kënaqur për të. Ka qenë ndeshje e mirë”.

“Janë ndjenja të përziera sepse nuk do të isha këtu nëse gjërat kishin shkuar ashtu siç dëshironim. U ndjeva sikur ne humbëm sot sepse dy fitore do të ishin më mirë”, shtoi më tej Carrick.

Ragnick pritet që gjatë kësaj jave të prezantohet te Manchester United si trajner i përkohshëm dhe nga vera e vitit të ardhshëm të kalojë si drejtor sportiv. /Telegrafi/