Telegrafi

“Ishin shumë emocione të bukura”, Bora Zemani flet për ndjesitë e puthjes së jashtëzakonshme me Donaldin

Bora Zemani dhe Donald Veshaj gjatë ditës së premte (22 tetor) kanë qenë një nga personazhet më të komentuar në rrjetet sociale e faqet rozë.

Kjo pas takimit të jashtëzakonshëm që ish-çifti bënë në Big Brother VIP, përkundër se prezantuesja e njohur shkoi për ta takuar mikeshën e saj, artisten Semi Jaupaj.

Megjithatë, në po të njëjtën ditë u takua edhe me ish-të dashurin me të cilin dhuruan një emocion të paparë për gjithë publikun, ndërkohë që shkëmbyen puthje e përqafime së bashku.

Foto: YouTube

Zemani sot (e hënë) ka bërë një reagim për herë të parë në “Përputhen”, ku edhe është nikoqire e këtij shou.

Ajo ka folur për atë që ndodhi javën e kaluar duke thënë se ishin emocione shumë të bukura.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bora Zemani

“Ishin shumë emocione të bukura edhe për mua. Me të vërtetë shumë emocionuese edhe për mua. U përcollën me të vërtetë shumë mesazhe të forta dashurie dhe nuk është e rëndësishme që këto mesazhe të jenë vetëm për partnerin, por edhe për shoqen e ngushtë”, ka thënë Zemani.

Foto: YouTube

Derisa po fliste për raportin me Donaldin, në prapvijë i është lëshuar momenti kulminant i takimit të tyre për të cilin tha: “Ç’të them. Jam pa fjalë tërësisht”.

“Deri diku e prisja se do të ngacmohesha edhe në këtë pjesë, por deri në atë pikë nuk e dija kurrë se do të shkonte. Nuk kam shumë përgjigje akoma”, vazhdoi më tej.

 

Sido që të jetë, Bora theksoi se ende nuk e di nëse me të vërtetë janë ribashkuar apo jo. /Telegrafi/