Telegrafi

Ishin shok skuadre, por Torres dhe Arbeloa përleshen mes vete si trajnerë në derbin e qytetit të Madridit

Fernado Torres dhe Alvaro Arbeloa ishin shok skuadre te Liverpooli dikur, por edhe bashkëlojtarë në Përfaqësuesen spanjolle.

Dy ish-lojtarët tani janë duke ushtruar postin e trajnerit, Arbeloa tek të rinjtë e Real Madridit, derisa Torres te rivali lokal i Los Blancos, Atletico Madrid.

Derbi i qytetit të Madridit në kategoritë e reja është zhvilluar këtë fundjavë, por në fund dy ish-bashkëlojtarët janë përleshur mes vete, ku Torres u përjashtua me karton të kuq.

Torres u përjashtua në kohën shtesë për shkak të protestave të mëdha ndaj gjyqtarit kryesor, por edhe për faktin se e shtyu me duar homologun e tij Alvaro Arbeloa.

Tifozët madrilenë filluan ta ofendonin Torresin i cili iu përgjigj dhe në fund i kushtoi me përjashtim nga ndeshja nga gjyqtari kryesorë.

Atletico Madrid ishte duke udhëhequr 0-2 në këtë sfidë, por në fund Los Blancos barazuan gjithçka në 2-2 dhe kjo sjelli zemërimin tek ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Chelseat. /Telegrafi/