Marsi Pojani ka ndarë një histori tejet dramatike në podcastin “MeKast”.
Në këtë histori, për të cilën tha se ka ndodhur dikur në vitin 2012 ose 2014 kishte qenë i përfshirë edhe një ish-banor i Big Brother, i cili ishte rrahur nga pesë burra në sy të saj si dhe të shoqes.
Ai personazh sipas Marsit, kishte qenë tejet i zëshëm në atë spektakël, por nuk i specifikoi emrin.
“Ngjarja ka ndodhur në vitet 2012-2014, unë dhe një shoqja ime ishim në një club në Tiranë, tek banaku. Unë isha shumë mirë, ndërsa shoqja ime ishte shumë tapë dhe na u afrua ish-banori i Big Brother. Spektakli sapo kishte mbaruar. Ky afrohet dhe na bashkohet në banak. Në një moment, del me shoqen time dhe ishin shumë të përfshirë dhe po putheshin”, shpjegoi ajo.
“Pastaj shkuam në një Fast Food dhe ishin tre tavolina gjithsej. Ka qenë ora 4-5 e mëngjesit, në një cep ishin të ulur në tavolinë 4-5 burra”, ka thënë Marsi.
Pas kësaj, aty filloi një përleshje mes këtyre pesë burrave dhe ish-banorit të Big Brother.
“Ishin pesë burra të cilët u lëshuan me shpejtësi drejt tij dhe e rrahën. Unë e mbaj mend të lëshuar në tokë, tavolina dhe karrige sipër”, deklaroi mes tjerash ajo. /Telegrafi/