Site icon Telegrafi

Ishin larguar pa leje nga hoteli një natë para lojës për të shijuar festat e fundvitit, trajneri suspendon Donis Avdjiajn dhe tre futbollistë të tjerë të Willem II

Donis Avdijaj është njëri nga futbollistët shqiptarë më të talentuar.

Sulmuesi nga Kosova po shënon vazhdimisht në Holandë dhe ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës Willem II.

Por për Avdijajn nuk kanë të ndalur as problemet jashtë fushës së gjelbër.

Willem II kishte udhëtuar drejt Emmenit për ta zhvilluar ndeshjen e javës së 17-të.

Por një natë para ndeshjes, kur skuadra ishte e vendosur në hotel dhe duhej të pushonin, këtë rregull nuk e respektoi Donis Avdijaj me tre shokë të tjerë.

22-vjeçari së bashku me Timon Wellenreuther, Thomas Meissner dhe Atakan Akkayank ishin larguar pa leje nga hoteli për të dalë në qytetin e Emmenit.

Sipas asaj që ka shkruar gazeta gjermane Kicker, Avdijaj së bashku me shokët e tij ishin larguar për të dalë në qytet dhe t’i shijojnë festat e fundvitit.

Trajneri i Willem II, Adrie Koster e kishte hetuar largimin e lojtarëve dhe i ka suspenduar ata.

Kësisoj, Avdijaj, Wellenreuther, Meissner dhe Akkayank humbën ndeshjen e Willem II përballë Emenit, ku skuadra e tyre fitoi me rezultat 2-0.

“Unë pres që lojtarët profesionistë të përgatiten profesionalisht për një ndeshje”.

“Mund t’i lëshoni gjërat, por unë e ndjeva të nevojshme të ndërhyjë në këtë rast dhe të jem i qartë”.

“Në këtë klub ka kufij dhe të gjithë duhet të qëndrojnë në të”, u shpreh Koster.

Mbetët të shihet nëse suspendimi ka qenë vetëm për ndeshjen ndaj Emmenit, apo do t’i vazhdojë futbollistëve.

Reprezentuesi i Kosovës, këtë edicion ka luajtur 19 ndeshje me fanellën e Willem II ku ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version