Telegrafi

Ishin bashkë, por më vonë u nda nga vëllai: Refugjati sirian është njëri nga viktimat e zjarrit mbi ndërtesën shumëkatëshe në Londër! (Foto)

Një refugjat 23 vjeçar sirian, i cili erdhi në Britani për një jetë më të mirë, thuhet se mund të jetë viktima e parë e Kullës së Grenfellit, Londër, pasi ai dhe vëllai i tij u ndanë pasi tentuan për t’i shpëtuar flakëve që kishin përfshirë ndërtesën shumëkatëshe gjatë orëve të hershme të ditës së mërkurë.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për studentin e inxhinierisë, Mohammad Alhajali, i cili u largua nga shtëpia e tij e shkatërruar nga lufta e Daraas tre vjet më parë.

Lexo po ashtu Ajo dhe fëmijët e saj ende nuk janë gjetur: Gruaja publikoi pamjet dramatike nga brenda ndërtesës së djegur në Londër (Video)

Ai, siç thuhet më tej, u konfirmua nga familja dhe miqtë e tij si i vdekur në zjarrin e djeshëm, i cili mbyti të paktën 17 vetë.

Por vëllai i tij më i madh Omar, një student biznesi 25 vjeçar, mbijetoi nga flakët dhe tani po shërohet në spital.

Lexo po ashtu “A do ta shohim këtë burrë duke vdekur?” – televizioni kritikohet ashpër për pamjet e publikuara nga zjarri në Londër (Video)

Ndërkohë një familje tjetër me tre vajza të reja janë midis shumë personave të humbur pasi një ferr i madh e mbyti ndërtesën shumëkatëshe.

Përveç të vdekurve ishte raportuar se nga ky zjarr edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve kanë pësuar lëndime.

Veç këtyre, ekipet e shpëtimit kanë thënë se: “Tragjikisht tani ne nuk presim të gjejmë një njeri të gjallë. Ashpërsia dhe nxehtësia e zjarrit do të thotë se do të ishte një mrekulli absolute nëse dikush do të mbetej gjallë”. /Telegrafi/