Një refugjat 23 vjeçar sirian, i cili erdhi në Britani për një jetë më të mirë, thuhet se mund të jetë viktima e parë e Kullës së Grenfellit, Londër, pasi ai dhe vëllai i tij u ndanë pasi tentuan për t’i shpëtuar flakëve që kishin përfshirë ndërtesën shumëkatëshe gjatë orëve të hershme të ditës së mërkurë.
Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për studentin e inxhinierisë, Mohammad Alhajali, i cili u largua nga shtëpia e tij e shkatërruar nga lufta e Daraas tre vjet më parë.
Ai, siç thuhet më tej, u konfirmua nga familja dhe miqtë e tij si i vdekur në zjarrin e djeshëm, i cili mbyti të paktën 17 vetë.
Por vëllai i tij më i madh Omar, një student biznesi 25 vjeçar, mbijetoi nga flakët dhe tani po shërohet në spital.
Ndërkohë një familje tjetër me tre vajza të reja janë midis shumë personave të humbur pasi një ferr i madh e mbyti ndërtesën shumëkatëshe.
Përveç të vdekurve ishte raportuar se nga ky zjarr edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve kanë pësuar lëndime.
Veç këtyre, ekipet e shpëtimit kanë thënë se: “Tragjikisht tani ne nuk presim të gjejmë një njeri të gjallë. Ashpërsia dhe nxehtësia e zjarrit do të thotë se do të ishte një mrekulli absolute nëse dikush do të mbetej gjallë”. /Telegrafi/