Çarshia e Pejës dikur ishte e mbushur me zejtarë. Aty ushtroheshin zanate të ndryshme, shumë nga të cilat sot janë shuar.
I tillë është edhe zanati i punimit të jorganëve. Këtë zanat e sollën në Pejë, mjeshtrit nga Gjakova.
Përderisa dikur në Pejë ishin 12 dyqane që punonin jorganë, tash kanë mbetur vetëm tri.
Njëri nga ta Bujar Lleshi, që vazhdon traditën e babait e të gjyshit që në vitet ’50 të shekullit të kaluar hapën dyqanin e tyre në Çarshinë e Pejës. Dikur kjo familje eksportonte edhe jashtë, e sot me këtë zanat mezi mbijeton.
Për më shumë, shikojeni storjen e RTV Dukagjinit, për mjeshtrin që punon jorganët në mënyrë të veçantë – si dikur! /Telegrafi/
https://youtu.be/kgPytYp2uGQ