Telegrafi

“Ishim të papjekur, ka qenë lidhja më e rëndësishme e jetës time” – Marco Borriello flet për kohën me Belen Rodriguezin

Ish-futbollisti Marco Borriello tani jeton në Ibiza, ka një pjesë në Ibiza Calcio dhe është këshilltar e ambasador i klubit.

Në një intervistë dhënë për Corriere, ai tregoi për veten, jetën e tij sot dhe kujtimet e së shkuarës që i ruan me shumë fanatizëm.

“Sot, për t’u ndjerë mirë, nuk kam nevojë për luks të shfrenuar, por të luaj, të takohem me miq dhe të shijoj pak natyrë, kjo është më e mira”, u shpreh ai.

Marco Borriello dhe Belen

Borriello momentalisht është beqar dhe thotë se nuk e ndjen nevojën për të pasur një femër pranë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Marco Borriello

“Kam pasur histori në të kaluarën por unë zgjodha vetën time dhe ia dola mirë”, theksoi ish-futbollisti.

Marco Borriello dhe Belen

Ylli i famshëm ka rrëfyer mes tjerash se nuk e ka tradhtuar asnjëherë partneren e tij për aq kohë sa ishin bashkë.

Teksa fliste për romanca dhe jetën private, 40-vjeçari ka përmendur veçanërisht kohën dhe lidhjen me Belen Rodriguez.

Marco Borriello dhe Belen

Ata ishin së bashku për katër vjet, nga 2004 deri në vitin 2008.

“Ishte një histori dashurie e papjekur në mes dy të rinjve. Nëse takohemi në Milano, e përqafoj, ajo është një vajzë pozitive dhe me humor. Ishte lidhja më e rëndësishme e jetës sime, zgjati katër vjet e gjysmë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Marco Borriello dhe Belen