Telegrafi

“Ishim afër ta siguronin Mbappen”

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka pranuar se ka qenë në bisedime me sulmuesin Kylian Mbappe.

Sulmuesi 18 vjeçar në fund ka zgjedhur të vazhdojë me Monacon, para se të nënshkruante me Arsenalin.

“Lojtari do tu tregojë që kemi qenë afër të nënshkruanin në vitin e shkuar dhe provuam shumë që ta ofrojmë këtu”.

“Ai ishte në skadim të kontratës, por kryesia e Moancos vendosi ta mbajë edhe pse vendimi ishte shumë, shumë i ngushtë”

“Unë e kuptova atë pasi ai është i edukuar në atë mënyrë dhe vendosi të qëndrojë atje”.

“A mund ta blejë Arsenali? Nuk e di. Varët edhe nga ai. Ai sot kërkohet nga shumë skuadra të mëdha dhe mund të shkojë ku të dojë”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/