Telegrafi

“Ishe shumë i mirë sot” – futbollisti i famshëm rus uron Mirlind Daku për paraqitjen dhe shkëmbejnë fanellat

Mirlind Daku ishte në formë shumë të mirë ndaj Lokomotivës së Moskës, ku asistoi në barazimin 1-1, duke kaluar dy futbollistë dhe portierin për të asistuar në fund për bashkëlojtarin e tij, Valentin Vada.

Sulmuesi i Shqipërisë u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa edhe nga SofaScore mori vlerësimin më të madh me notën 7.5.

Paraqitje e tij e ka vlerësuar legjenda ruse e futbollit, Artem Dzyuba, që aktualisht luan te Lokomotiva e Moskës.

Lexo po ashtu Mirlind Daku bën gjithçka dhe shpallet lojtar i ndeshjes – kalon dy mbrojtës dhe portierin për të asistuar

“Ishe shumë i mirë sot”, i ka thënë Dzyuba sulmuesit shqiptar me të cilin i ka ndërruar fanellat pas ndeshjes.

Dzuba ka bërë karrierë me klubet e mëdha ruse Spartak dhe Zenit, ndërsa për shumë vite ka qenë sulmuesi kryesor i Rusisë, ku nga 55 paraqitje kishte 30 gola.

Mirlind Daku në këtë edicionin në Superligën e Rusisë ka pesë gola dhe tri asistime.  /Telegrafi/