57-vjeçari ka pranuar se gjatë kohës kur shërbente si peshkop në San Pedro, e kishte njohur nënën e fëmijës, Viviann Carrillo, dhe si fryt i lidhjes së tyre kishte lindur djali Guillermo Armindo.
Këto komente presidenti i Paraguait i ka bërë pasi që avokatët e Carrillos javën e kaluar kishin kërkuar nga presidenti që të pranojë atësinë ndaj djalit të tij.
“Pranoj të gjitha përgjegjësitë për lidhjen që kam pasur me nënën e fëmijës dhe pranoj se jam baba i tij”, ka deklaruar Lugo në një konferencë për shtyp.
Duke pranuar lidhjen me Viviann Carrillo dhe duke pranuar si djalin Guillermo Armindo, presidenti ka kërkuar që të mos flitet më për këtë gjë me qëllim që të mbrojë fëmijën dhe nënën e tij.
Lugo ka shërbyer si peshkop dhjetë vite, ndërsa nga viti 2006 ka nisur të merret me politikë. Prillin e kaluar ai doli fitues në zgjedhjet presidenciale.