Telegrafi

“Isha një milimetër larg thyerjes së shpinës”, Simon Cowell flet sërish për aksidentin me biçikletë elektrike

Simon Cowell zbulon se ishte ‘një milimetër’ larg thyerjes së shpinës në mes.

Kjo ka ardhur si pasojë e një aksidenti që ai kishte pasi vitin e kaluar me një biçikletë elektrike, shkruan Daily Mail.

Duke folur për The Mirror, ai është shprehur me fat që gjendja shëndetësore e tij nuk është bërë më keq.

Foto: Daily Mail

Po ashtu Simon theksoi se për shkak të incidentit nuk mund të udhëtonte, prandaj edhe nuk është infektuar me COVID-19.

“Isha një milimetër larg që të thyeja shpinën në mes. E konsideroj veten time me fat”, u shpreh ai.

Foto: Daily Mail

Pas një incidenti të tillë, Cowell ishte shtruar në spital për një kohë, teksa edhe kishte shtuar peshë. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail