Telegrafi

“Isha duke dalë në skenë kur mora lajmin se më vdiq nëna” – Çun Lajçi rrëfen historinë e ngjashme me Ramë Lahajn

Të shtunën në mbrëmje, tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, u ngjit në skenë për koncertin e tij në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Por, ky koncert nuk përfundoi siç u planifikua pasi vetëm dy orë më parë u njoftua për vdekjen e të ëmës.

Lidhur me këtë, aktori i mirënjohur Çun Lajçi, ka rrëfyer një histori të tillë të përafërt me të Lahajt.

Çun Lajçi (Foto: Facebook)

Artisti ka komentuar në një postim të tenorit në Facebook ku tregon se në vitin 1972 derisa po dilte në skenë për të luajtur shfaqjen “Hamleti”, i kishte ardhur lajmi se i ka vdekur nëna.

Lajçi më tej shton se nuk i kishte treguar as kolegëve, meqë salla ishte përplot për të parë shfaqjen.

Lexo po ashtu Ramë Lahaj me shkrim prekës për të ëmën pak ditë pas vdekjes: Pa buzëqeshjen tënde, unë jam i vyshkur

“Eh more artist! Nuk ma beson, por po ta them se njësoj si ty më vdiq nëna në 1972. Isha duke dalë në skenë për të luajtur Hamletin kur mora lajmin, si ti ‘sot t’vdiq nëna’”.

“Nuk u tregova as kolegëve, sepse salla ishte përplot shikues. Dola dhe luajta në shfaqje, e pastaj mora rrugë natën për Pejë. Oh sa ta njoh dhimbjen artist, por bëhu i fortë se nënat na ikin gjithmonë pa na e hequr mallin”, shkroi Lajçi.


Nëna e tenorit vdiq të shtunën në moshën 77 vjeçare. /Telegrafi/