Gjykata e Apelit ka dënuar me tre vjet heqje lirie ish-drejtorin për Komunitete dhe Kthim të Komunës së Rahovecit, S.K., i cili akuzohej për veprën penale keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16-vjeçare.
Në aktgjykimin e siguruar nga KALLXO.com të Gjykatës Themelore të Gjakovës, të datës 29 prill 2016, S.K. ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej katër vitesh.
Ndaj këtij aktgjykimi ishte ankuar mbrojtja e të akuzuarit.
Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, të siguruar nga KALLXO.com, thuhet se aprovohet ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit, duke ndryshuar më pas aktgjykimin e Gjykatës Themelore përkitazi me vendimin për dënim.
Në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 14.08.2015 e tutje.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, i akuzuari kishte pasur disa herë marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur. /kallxo/