Telegrafi

Ish zv.ministri Gashi: Serbisë nuk i konvenon Asociacioni, i kushton një miliard euro

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi, ka thënë se Serbisë nuk i konvenon formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas tij, mirëmbajtja apo kostoja e Asociacionit e kap vlerën miliard euro.

“Serbia nuk do ta nënshkruajë asnjë pikë asnjë nen të Asociacionit, sepse konvertohet problemi. Kemi 50 mijë banorë serbë në Kosovë, kostoja për me financu Asociacionin është 1 miliard euro, asnjë Qeveri e Serbisë nuk ka fuqi t’i japë 1 miliard euro për Asociacion”, tha ai, për RTV Dukagjini.

Gashi e kritikoi edhe BE-në se ka qenë e njëanshme sa i përket dialogut Kosovë – Serbi. Sipas tij, në BE ka “qarqe të financuara nga Rusia”.