Site icon Telegrafi

Ish zv.ministri Dimitrovski flet se çfarë ka folë Kovaçevski për projektin e autostradave

 

Ish-zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zoran Dimitrovski i cili dha dorëheqje për shkak të mospajtimeve të tij rreth propozimit francez dhe ndryshimeve kushtetuese u shpreh se në një nga takimet e koalicionit në Qeveri, kryeministri Kovaçevski ka folur me kënaqësi për projektin e autostradave.

“Dëshiroj të them se një takim të koalicionit para se të dalim nga Qeveria, kryeministri folte në superlativ për projektin, se si do të shohim se si ndëftohet nga “Bechtel & Enka””, u shpreh Dimitrovski.

Ai shtoi se në këto takime kanë pyetur se si do të kemi kaq punëtorë kur dihet mungesa e tyre, ndërsa kryeministri ka thënë se do të sjellin punëtorë në Tajlanda, Vietnami dhe mijëra punëtorë do të punojnë milingona me nga 60 orë.

“Në Serbi kishte një skandall të madh me investim kinez ku keqpërdoreshte fuqia punëtore nga vendet aziatike. Njerëzit ishin të mbyllur në kontejnerë dhe punonin nga 60 orë”, tha Dimitrovski./Telegrafi/

Exit mobile version