Site icon Telegrafi

Ish-zv.ministri Berisha: Po vërtetohet se vendimet e Serbisë janë të ndikuara nga Rusia, si të bindet Shqipëria se edhe Open Ballkan është i tillë

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka thënë se tashmë po përforcohen dyshimet se politika zyrtare e Serbisë ndikohet nga Rusia dhe shërbimet e saj.

Berisha përmes një shënimi në Facebook ka thënë se deklaratat e Drashkoviqit për ndikimin e KGB-së në politikat e Millosheviqit nuk janë për t’u hedhur.

“Politikani dhe shkrimtari serb Vuk Drašković, në një intervistë ka deklaruar se shumë veprime të ish presidentit serb Slobodan Milošević kanë qenë të përgatitura nga shërbimi rus KGB”.

“Duke marr parasysh faktin se Drašković në një periudhë ka qenë Ministër i Jashtëm, e bënë më kredibile këtë deklaratë, e aq më shumë detaji se KGB në atë periudhë kishte pengesa për të vepruar hapur për shkak të pengesave nga ish presidenti rus Boris Jelcin”.

Ai thotë se tashmë nuk ka pengesa si nga e kaluara duke shtuar se tashmë vendimet e Serbisë janë të ndikuara nga Rusia.

“Nuk ka dyshim se në periudhën Putin-Vučiç nuk ka pengesa të tilla dhe Drašković nuk është i vetmi politikan serb që vë në dukje se vendimet e Serbisë janë të ndikuara nga Rusia”.

Ish-zëvendësministri i Jashtëm thotë se edhe iniciativa Open Balkan është e ndikuar nga Rusia.

“Një ndër to, nuk ka dyshim është edhe ideja e Ballkanit të Hapur, por si të bindet Shqipnia zyrtare mbetet një pyetje e hapur dhe një pikëçuditëse në të njëjtën kohë”, shtoi tutje Berisha./Telegrafi/

Exit mobile version