Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence është tërhequr nga gara për të qenë kandidat potencial nga republikanët për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA.
Ai e bëri njoftimin në Koalicionin Republikan Hebre në Las Vegas të shtunën pasdite, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
“Ne gjithmonë e dinim se kjo do të ishte një betejë e vështirë, por nuk jam penduar”, citohet të ketë thënë Pence.
Pence nuk kishte arritur përkrahjen e pritshme nga votuesit republikanë duke qenë se në këtë garë favorit është ish-presidenti amerikan Donald Trump.
Ndryshe, ish-zëvendëspresidenti Pence ishte nën dyshim për posedim dokumente të falsifikuara, sipas FBI-së, dhe të njëjtit i ishte kontrolluar shtëpia disa herë. /Telegrafi/