Telegrafi

Ish-zëvendësministrja Rejhan Vuniqi infektohet me coronavirus

Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi është infektuar me coronavirus.

Vuniq përmes një postimi në Facebook, ka përshkruar disa nga simptomat që ka tashmë, transmeton Telegrafi.

“Virusi COVID-19 mbërriu edhe tek unë, me një egërsi të papërshkrueshme, sa që edhe tani kur po shkruaj këtë postim, ndjej dhimbje të forta në gjithë trupin.Unë vetëm deshta të përçoj një mesazh tek të gjithë ju që ende nuk jeni prekur nga ky virus dhe keni fatin të jeni të shëndoshë”, ka shkruar ajo.

Më tej, në shkrimin e bërë ajo ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.

“Përveç, që kurrë mos i largoni maskat nga fytyra kur të jeni jashtë, dezinfektoni duart sa herë që të keni kontakt me dikë dhe më e rëndësishmja, rrini sa më shumë në distancë me njerëzit që i takoni. Njerëzit asimptomatik dhe ata që hezitojnë të bëjnë testin edhe pse kanë simptoma, janë rreziku më i madh. Prandaj distanca fizike është shumë me rëndësi. Në momentin që keni qoftë simptomën më të lehtë, bëjeni testin dhe nëse jeni pozitiv, izolohuni sepse vetëm në këtë mënyrë e izoloni edhe virusin dhe nuk e bartni tek të tjerët”, ka pohuar ajo.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 186 raste të reja me COVID-19./Telegrafi/