Site icon Telegrafi

Ish zëvendës-presidenti i Barcelonës, Mestre: Nëse Neymar do të kthehet duhet t’i bëjë tri gjëra

Ish zëvendës-presidenti i Barcelonës, Jordi Mestre beson se Neymar do të duhej të bënte ndryshime të mëdha përpara se të kthehej të luante për ish klubin. 

Braziliani u largua në verën e vitit 2017, duke lënë shije të keqe në Camp Nou, por që nga ajo kohë është folur për kthim të tij.

“Nga pikëpamja emocionale për mënyrën se si ai u largua, unë nuk do të firmosja përsëri më të. Por nga ana sportive, po, do të doja”.

“Nëse ai do të kthehej, ai do të duhet të bëjë një gjest. Ai do të duhet të tërheqë padinë kundër klubit, të kërkojë falje dhe të bëjë një jetë të përsosur”.

Ai e pranon që në vitin 2017, klubi ishte zënë në befasi me kërkesën e tij për largim.

“Askush nuk e dinte që ai do të largohej sepse nuk i tha askujt. Ai nuk i tha askujt”.

“Pastaj, ai shpejt filloi të qajë me keqardhje dhe na tha që dëshironte të kthehej”, ka treguar Meste. /Telegrafi/

Exit mobile version