int(1) Ish-zëdhënësja e UNMIK-ut, Angela Griep tash zëdhënëse e Gjykatës Speciale - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Ish-zëdhënësja e UNMIK-ut, Angela Griep tash zëdhënëse e Gjykatës Speciale

Angela Griep është caktuar ushtruese e detyrës së shefes së Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun dhe njëkohësisht ushtruese e detyrës së zëdhënëses së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Griep ka punuar në Kosovë në vitin 2002, si pjesë e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Gjatë periudhës 2005-2008 ishte zëvendës-zëdhënëse e Shtyllës së BE-së së UNMIKU-ut që merrej me çështje të rimëkëmbjes ekonomike dhe zhvillimit.

Ndërkaq, gjatë viteve 2009 dhe 2017, Angela ka pasur poste të ndryshme në fushën e komunikimit, ndërgjegjësimit dhe mbledhjes së fondeve me UNICEF-in në Sierra Leone, Malavi, Këln dhe Sudan Jugor.

Në janar 2018, ajo filloi punën me Dhomat e Specializuara të Kosovës si koordinatore për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

Exit mobile version