Telegrafi

Ish-ylli i UFC-së dëshiron që Donald Trump t’ia zgjedhë kundërshtarin e radhës

Ish-ylli i UFC-së, Kevin Lee, zbuloi se dëshiron që ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të zgjedhë kundërshtarin e tij të ardhshëm, pasi mposhti Diego Sanchez në Eagle Fighting Championship (EFC).

Lee mori pjesë në EFC – një kampionat i promovuar nga legjenda e UFC Khabib Nurmagomedov – për herë të parë dhe doli me fitore pas një vendimi unanim ndaj Sanchez.

Pas fitores së tij edhe pse amerikani kishte një plan interesant për meçin e tij të ardhshëm, duke zbuluar se donte që ish-presidenti Trump të ishte njeriu që do të zgjidhte dhe organizonte kundërshtarin e tij të ardhshëm.

Pas ndeshjes, Lee tha: “Kam dëgjuar se Donald Trump po fillon të rikthehet në promovim, kështu që do të ishte argëtuese nëse ai zgjidhte kundërshtarin e ardhshëm”.

Pretendimi i 29-vjeçarit erdhi pasi ai kërkoi një luftë për titull në duelin e tij të radhës, pasi foli drejtpërdrejt me Nurmagomedov, i cili ishte në kafaz për përplasjen e tij me Sanchez.

Amerikani bëri një paraqitje jashtëzakonisht mbresëlënëse në Miami për të siguruar një fitore debutuese. /Telegrafi/