Telegrafi

Ish-ylli i UFC humb jetën pasi nokautohet në një duel boksi (Foto/Video)

Ish-luftëtari i UFC, Tim Hague, ka vdekur në spital, pasi është nokautuar gjatë një ndeshje boksi.

Pasi është nokautuar në duelin e boksit të premten nga Adam Braidwood, ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ka ndërruar jetë ditën e diel.

Dueli ndërmjet Tim Hague (me të kuqe) dhe Adam Braidwood (YouTube)

“Me pikëllim të madh, vuajtje dhe zemër të thyer ju njoftojmë se Tim ka ndërruar jetë”, ka thënë motra e tij, Jackie Neil.

Kanadezi, i cili ishte 34 vjeçar, njihej për faktin se zihej edhe me fansat gjatë meçeve në tetëkëndësh.

Kur Braidwood jepte deklaratë pas fitores, Hague u largua nga ringu (YouTube)

Hague ka luftuar pesë herë në UFC, duke fituar një herë dhe duke humbur katër herë.

Ai kishte rekord të MMA-së (arteve të përziera marciale) prej 21-13 dhe ishte nokautuar tetë herë gjatë karrierës së tij. /Telegrafi/