Telegrafi

Ish ylli i NFL vret vetën në burg

Ish ylli i futbollit amerikan Aaron Hernandez i cili ishte pjesë e New England Patriots ka varur vetën në qelinë e tij.

Hernandez u shpall i vdekur në spital në moshën 27 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i Departamentit të Korrektimeve të Massachusetts.

Zyrtarë të burgut kanë bërë të ditur se Hernandez ishte në një qeli i vetëm në qendren korrigjuese Souza Baranowski, dhe se është varur duke lidhur një çarçaf në dritaren e qelisë, shkruan rtv21.tv.

Hernandez ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shokut të tij Odin Lloyd në vitin 2013. Para kësaj ndodhie ai kishte një kontratë me vlerë 40 milionë dollarë me klubin New England Patriots./