Site icon Telegrafi

Ish-ylli i Man Utd thotë se largimi nga ‘Djajtë e Kuq’ ishte vendimi më i mirë në jetë për të

Shumica e lojtarëve shprehin një nuancë keqardhjeje kur largohen nga një klub i përmasave si Manchester United, por kjo nuk vlen edhe për Andreas Pereiran.

Reprezentuesi brazilian, i cili u ftua për kombëtaren në edicionin e sivjetëm të Copa Americas, u zhvillua në akademinë e të rinjve të Unitedit.

Ai mori debutimin e tij me ‘Djajtë e Kuq’ nga Louis Van Gaal në 2014, para se të luante në formë huazimi në Spanjë tek Granada dhe Valencia.

Pereira filloi të luante më shpesh për Unitedin nën urdhrat e Ole Solskjaer, para se të shkonte në formë huazimi tek Lazio në 2020 dhe më pas tek Flamengo në Brazil.

Ai ishte më shumë një lojtar skuadre tek Unitedi, duke shënuar katër gola në 75 ndeshje në katër sezonet që luajti në ‘Old Trafford’, por kaloi kohën më të madhe në huazim diku tjetër.

Unitedi më në fund pranoi shitjen e Pereiras tek Fulhami në verën e 2022 për shumën e 10 milionë eurove plus shtesave.

28-vjeçari ka shkëlqyer nën urdhrat e Marco Silvas tek Fulhami, duke shënuar tetë gola në 82 ndeshje dhe duke qenë titullar i rregullt.

“Të vijë të jetoj dhe të luaj këtu, të shijoj futbollin tim, të rikthehem në kombëtare me lojtarë të mëdhenj, të shijoj futbollin tim në Ligën Premier, largimi ishte vendimi më i mirë që kam marr”.

“Koha sa isha aty, me të vërtetë e shijova sepse isha në një klub fantastik, por nuk jam penduar që jam larguar”, ka thënë Pereira./Telegrafi/

Exit mobile version