Ish-sulmuesi i Atletico Madrid dhe Chelsea , Diego Costa, ishte një hero me rroba civile këtë fundjavë, pasi ai ndihmoi në shpëtimin e 100 personave nga përmbytjet në Rio Grande do Sul të Brazilit.
Brazili u godit nga përmbytjet që kanë marrë jetën e të paktën 67 personave dhe 101 të tjerë raportohen të zhdukur. Rreth 69,000 mijë persona kanë mbetur pa shtëpi dhe 13,000 mijë të tjerë janë në strehimore.
Shteti ka një popullsi prej 11 milionë banorësh dhe 421,000 mijë shtëpi janë ende pa energji elektrike. 115 qytete janë gjithashtu pa shërbime telefonike dhe interneti.
Sipas Cadena SER, Costa u kthye nga stërvitja dhe pyeti një nga tifozët e Gremios në zonë, klubi ku ai luan, se si mund të ishte i dobishëm.
This is Diego Costa’s Jeep.
The Brazilian forward has been helping rescue people stranded by floods in Rio Grande do Sul by using his and his friends’ jetskis.
Between him and his four friends, they helped get around 100 people to safety. (Cadena SER)pic.twitter.com/1Zidw8Ko9c
— Football España (@footballespana_) May 6, 2024
Pasi iu shpjegua se ku ishin njerëzit në nevojë, Costa u hodh në xhipin e tij dhe mblodhi jet ski-t e tij, më pas filloi t’i transportonte njerëzit e bllokuar nga përmbytjet drejt zonave të shpëtimit ku si pasojë e veprimit të tij bujar 100 persona i shpëtuan më së keqes.
“Jam 56 vjeç dhe udhëtoj me Geralin (tifozin e Gremios) për gjithçka. Atë që bëri Diego sot, nuk e kisha parë kurrë më parë. Ai mbërriti disa muaj më parë, la veturën në ujë dhe mori jet ski-n e tij dhe të miqve të tij”, tha një nga personat e përfshirë.
Costa iu bashkua Gremios në shkurt dhe që atëherë e ka shijuar aventurën në Brazil duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë një asistim në dhjetë ndeshje të luajtura deri më tani, pasi erdhi si zëvendësim i Luis Suarez i cili u transferua në MLS tek Inter Miami.
Diego Costa, do Grêmio, parou no alagamento em Eldorado do Sul para perguntar o que as pessoas estavam precisando por conta das fortes chuvas.
As pessoas afirmaram que precisavam resgatar as vítimas da enchente. O atacante levou 1 jet ski na sua caminhonete e conseguiu mais 4… pic.twitter.com/MD70hnes0b
— Planeta do Futebol ? (@futebol_info) May 3, 2024